Ultrasit e Strasbourg sulmojnë pronarët e Chelsea-t

Futboll

Ultrasit e Strasbourg sulmojnë pronarët e Chelsea-t

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 23:28
Tifozët

Pronari i Chelsea-t, Todd Boehly, nëpërmjet grupit të krijuar prej tij “BlueCo” ka marrë drejtimin e ekipit të  Strasbourg-ut që prej 2023-it, por kurrë nuk ka hyrë në zemrën e tifozëve.

Madje sot grupi ultrasve më i madh i ekipit francez ka kritikuar nëpërmjet një letre publike amerikanin, i cili nuk ka bërë merkato, por është mjaftuar që të spostojë në Francë disa prej lojtarëve, të cilët nuk kanë mundur të përballojnë intensitetin e Premier Legaue.

“Merkato e kësaj vere na tregoi edhe një herë se jemi në një situatë absurde pasi klubi ynë, Racing Club Strasbourg Alsace, nuk po merr më vendime, të cilat janë në interesin e vet.

Klubi ynë ka humbur pavarësinë dhe vepron për interes të Chelsea-t.

Klasa jonë politike duhet të ndërhyjë dhe të ndalojë këtë situatë absurde pasi po udhëhiqemi nga një logjikë destruktive”, kishin shkruar në letrën publike anëtarët e “The Ultra Boys 90”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat