Barcelona ka plane

Futboll

Barcelona ka plane

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 14:31
Barcelona

Në prag të mbylljes së merkatos në fund të gushtit, Barcelona përballet me sfidën urgjente për të regjistruar lojtarët e rinj.

Për ta bërë këtë, i duhet të lirojë hapësirë duke shitur ose huazuar.

Pa këto lëvizje, lojtarët e rinj nuk mund të aktivizohen për ndeshjet e ardhshme.

Ndërkohë, katalanasit kanë nevojë edhe për ndërhyrje të tjera për të përmirësuar skuadrën.

Pritet që Deco në ditët e fundit të afrojë një qendërsulmues, ndërkohë që po punohet intensivisht për blerjen e një qendërmbrojtësi. Barcelona nuk ka buxhet të mjaftueshëm, por prioritetet nuk ndryshojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat