Edlir Tetovës nuk i del inati, “thumbon” me batutat e filmave shqiptarë

Futboll

Edlir Tetovës nuk i del inati, “thumbon” me batutat e filmave shqiptarë

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 11:33
Edlir Tetova

Dueli mes Vllaznisë dhe Egnatias që përfundoi 2-0 në favor të shkodranëve nuk ka kaluar pa kontestime.

Kampionët kanë rezervat e tyre për arbitrimin dhe pikërisht për këtë Edlir Tetovës duket se nuk i del inati.

Timonieri i rrogozhinasve ka “thumbuar” në rrjetet sociale. Në “Insta-Story” ka postuar disa batuta nga filmat shqiptarë.

“E shkatërrove lojën fare, kush e ka vënë këtë arbitër?”, dëgjohet në video. Një mënyrë kjo e zgjedhur nga Tetova për të "thumbuar" mes batutash rivalët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat