Armando Broja debuton si titullar

Futboll

Armando Broja debuton si titullar

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 20:04
Armando Broja

Armando Broja do të luajë sot ndeshjen e tij të parë me fanellën e Burnleyt dhe ashtu siç pritej, debutimi i tij do të jetë në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derbyt.

Sulmuesi shqiptar u transferua dy javë më parë në klubin e Premier Ligës, por trajneri Skot Parker vendosi që ta mbante jashtë ekipet për të mos rrezikuar një dëmtim meqë ai vinte pa një fazë të mirëfilltë përgatitore.

Sot, Broja është përfshirë në formacionin titullar të ndeshjes së Kupës.

Klubi i Burnleyt ka zyrtarizuar edhe numrin e ri të fanellës të sulmuesit. Në këtë sezon, Broja do të mbajë numrin 27 në radhët e skuadrës së re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat