Manevski: Shkupi është Shkup

Futboll

Manevski: Shkupi është Shkup

Nga: K.G. Më: 29 gusht 2025 Në ora: 14:37
Pamje nga ndeshja

Ndeshja midis Shkupit dhe Vardarit luhet sot (16.30) në Strumicë në ndeshjen e javës së 4-t të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Shkupi do të orvatet të befasojë Vardarin.

"Para së gjithash, mendoj se na pret një ndeshje e vështirë.

Shkupi është Shkup dhe pavarësisht situatës në të cilën ndodhet, ata gjithmonë janë rival serioz për ne. Jemi të përqendruar vetëm në një gjë, fitoren" - thotë mbrojtësi i krahut të majtë të Vardarit, Mihail Manevski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat