Bayerni arrin marrëveshje me Chelsean për Jacksonin

Futboll

Bayerni arrin marrëveshje me Chelsean për Jacksonin

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 10:29
Nicolas Jackson

Bayern Munchen ka arritur marrëveshje me Chelsean për ta huazuar Nicolas Jacksonin.

Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka thënë se Jackson do të kalojë te Bayerni, fillimisht në formë huazimi.

Huazimi i Jacksonit për një sezon bavarezëve do t’u kushtojë 15 milionë euro, teksa do ta kenë mundësinë e blerjes së tij gjatë verës së ardhshme, që pritet të arrijë shifrën e 80 milionë eurosh – por që nuk do të jetë e obligueshme.

Në marrëveshjen e arritur mes klubeve është edhe përqindja e shitjes në të ardhmen, nëse Bayerni vendos ta blejë përfundimisht sulmuesin e Chelseat.

Jackson kaloi në Premierligë te “Blutë e Londrës” nga Villarreali në vitin 2023 për shumën e 37 milionë eurove.

Me Chelsean, Jackson ka 81 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 30 gola dhe duke dhuruar 12 asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat