Probleme për Barcelonën

Futboll

Probleme për Barcelonën

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 12:57
Barcelona

Shqetësime për Barcelonën e Hansi Flik. Te katalanasit është dëmtuar Gavi, që nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës.

“Njoftim mjekësor. Lojtari Pablo Paez Gaviria, ‘𝐆𝐚𝐯𝐢’, ka disa shqetësime në këmbën e djathtë. Ai nuk do të luajë në ndeshjen e diel ndaj Rajos dhe rikuperimi do të përcaktojë kur do të jetë i gatshëm”, shkruan klubi katalanas.

Gavi ka pasur probleme të shumta nga dëmtimet. Këtë herë shpresojnë të mos jetë diçka serioze.

Mesfushori konsiderohet si një ndër lojtarët më të rëndësishëm në projektin e Barçës. 21-vjeçari luajti në dy ndeshjet e para të këtij sezoni si zëvendësues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat