Ky është shqiptari i ftuar nga Robert Prosineçki

Futboll

Ky është shqiptari i ftuar nga Robert Prosineçki

Nga: K.Goca Më: 31 gusht 2025 Në ora: 12:18
Mali i Zi

Selektori i Malit të Zi, Robert Prosineçki, sot të mbajë stërvitje në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset në Kampionatin Botëror.

Prosineçki ka ftuar edhe futbollistin shqiptar Driton Cama, i cili është pjesë e skuadrës kazake Astana, 

Po ashtu është pjesë e kombëtares malazeze edhe ish futbollisti i Ballkanit të Therandës, Edvin Kuç (Neftchi, Azerbajxhan).

Mali i Zi më 5 shtator ndeshet me Republikën Çeke në Stadiumin e Qytetit në Podgoricë, ndërsa tre ditë më vonë, më 8 shtator sfidohen nga Kroacia në Stadiumin Maksimir në Zagreb. Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat