Dortmundi nuk e llogarit Union Berlinin

Futboll

Dortmundi nuk e llogarit Union Berlinin

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 19:33
Dortmund

Pasi i shpëtoi fitorja nga duart në ndeshjen e parë në transfertë ndaj St.Pauli, pavarësisht avantazhit të dyfishtë, Dortmund ka fituar ndeshjen e parë në shtëpi, e dyta për këtë sezon.

Verdhezinjtë kanë mposhtur 2-0 Union Berlin, falë dy golave të Serhou Guirassy në fund të pjesës së parë dhe në minutën e 58-të në pjesën e dytë. Nmecha vulosi fitoren me një goditje të fuqishme dhe topi përfundoi në rrjetë në minutën e 81-të.

Dortmund është me fat, pasi momentalisht ka në ekip padyshim një nga top sulmuesit më të mirë të momentit në botë. Në sezonin e kaluar,

Guriassy shënoi 38 gola dhe dha 9 asiste në 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet. 29-vjeçari e ka nisur shumë mirë edhe këtë sezon të ri, duke shënuar 3 gola pas dy javëve të para në Bundesligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat