Calhanoglu zbulon ëndrrën e madh

Futboll

Calhanoglu zbulon ëndrrën e madh

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 13:18
Hakan Calhanoglu

Hakan Calhanoglu, pas fitores 3-2 të Turqisë në ndeshjen e rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026, shprehu ambiciet e tij: “Pas kartonit të kuq patëm vështirësi, por ishte thelbësore të fitonim. Qëllimi ynë është i madh; kualifikimi në Botëror. Urime bashkëlojtarëve dhe shpresoj të fitojmë edhe ndeshjen tjetër”.

Për sfidën me Spanjën: “Shpresojmë të fitojmë edhe ndaj tyre. Spanja është e fortë, ne do të japim maksimumin me ndihmën e tifozëve. Është fillimi i sezonit, rëndësi ka të pushojmë mirë për ta përballuar ritmin e ndeshjeve”. 

Çalhanoğlu ka synim 100 paraqitje me kombëtaren: “Shpresoj të arrij 100 ndeshje me Turqinë dhe ta thyej rekordin e Rustu”.

Ai mohoi gjithashtu thashethemet për një përplasje me bashkëkombësin Akgun: “Yunus ka qenë gjithmonë me mua, siç e keni parë nuk ka sy të kuq… (qesh). Nuk ka pasur asgjë, kjo është kombëtarja dhe të gjithë jemi vëllezër”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat