Shqipëria mezi fiton
Shqipëria ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Letonisë, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Fitore e madhe e shqiptarëve, fitore që i ngrit në vendin e dytë dhe lënë pas Serbinë në grup.
Në minutën e 23-të penallti për Shqipërinë, pasi një lojtar rival luajti me dorë.
Kristjan Asllani i saktë nga penalltia në minutën e 25-të, gol që vulosi fatin e ndeshjes.
Shqipëria -Letonia 1:0
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Shikues: 17.000.
Gjyqtar: Damian Sylwestrzak (Polonia).
Shënues: Asllani (35' - penalltia).
Kartona tgë verdhë: Sits, Jurkovskis e Cernomordijs.
Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi (Pajaziti 83'), Asllani, Bajrami (Hoxha 67'), Broja (90+2"), Manaj (Daku 83').
Letonia: Zviedris, Jurkovskis (Regza 88'), Melniks (Savalnieks 46'), Çernomordijs, Balodis, Ciganiks, Varslavans, Vapne (Saveljevs 68'), Zelenkovs, Daskevics (Gutkovskis 68'), Sits (Melnis 78').
Në minutën e 52-të Bajrami goditi nga vija e 16-shit por jashtë portës së djathtë të udhëtuesve.
Në minutën e 56-të pas një goditje dënimi, Gjimshiti shfaqet rrezikshëm i vetëm para portës por gabon gjithçka me gjuajtjen e tij.
Drithërima para portës kuqezi në minutën e 71-të, pasi Gutkovskis shfaqet i vetëm para Strakoshës, por për fat çon topin jashtë portës.
Në minutën e 86-të Mitaj shpëtoi Shqipërinë, duke e hequr topin nga vija fatale.
Anglia kryeson me 15 pikë në grupin A, pasojnë Shqipëria me 8, Serbia 7, Letonia 4 dhe Andorra 0 pikë.