Ronaldo është një gol larg nga thyerja e një rekordi tjetër

Futboll

Ronaldo është një gol larg nga thyerja e një rekordi tjetër

Më: 10 shtator 2025 Në ora: 17:13
Ronaldo

Në moshën 40-vjeçare, sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo vazhdon të rishkruajë historinë e futbollit botëror.

Të martën në mbrëmje në ‘Puskas Arena’, Ronaldo shënoi golin e dytë të Portugalisë në një fitore emocionuese 3-2 ndaj Hungarisë.

Goli erdhi nga pika e bardhë dhe e çoi atë në shifrën e 39 golave në kualifikueset e Kupës së Botës, duke barazuar rekordin e mbajtur më parë nga Carlos Ruiz i Guatemalës.

Me katër ndeshje të mbetura për t’u luajtur - dy kundër Irlandës, një tjetër përballje me Hungarinë dhe një kundër Armenisë, Ronaldo duket se do ta rrëmbejë rekordin dhe do të konsolidojë vendin e tij si golashënuesi më i mirë në kualifikueset e Kupës së Botës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat