Zbulohen shifrat

Futboll

Zbulohen shifrat

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 20:24
Florian Wirtz

Bayer Leverkusen deri tani ka arkëtuar “vetëm” 115 mln euro me shitjen e Florian Wirtz te Liverpool.

Shuma totale e transferimit të mesfushorit gjerman në “Anfied” shkon më shumë, por jo e garantuar.

Mediat angleze raportojnë se akordi përfshin bonuse shtesë në vlerë prej 19 milionë euro.

Kjo shifër aktivizohet vetëm në rast se Liverpool arrin të fitojë katër tituj gjatë kohës që Wirtz është pjesë e klubit.

Bëhet fjalë ose për Premier League, ose për Champions League. Për shembull, 3 herë kampionë Anglie dhe 1 herë kampionë Europe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat