Alimi: Edhe një barazim në Tetovë, do të ishte një rezultat pozitiv për ne

Futboll

Alimi: Edhe një barazim në Tetovë, do të ishte një rezultat pozitiv për ne

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 13:11
Bashkimi

Skuadra e Bashkimit lë pas humbjen e rëndë (0-5 nga Struga Trim Lum) dhe me një fitore bindëse 4-0 ndaj Pobedës si mysafire, në raundin 1/16 të Kupës së Maqedonisë, paralajmëroi rikthim në rrugën e suksesit.

Skuadra nga Kumanova, të premten, do të përballet me Shkendijën në Tetovë, dhe kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për kapitenin Armend Alimi.

Mesfushori nga Kumanova e filloi karrierën e tij te Bashkimi dhe ishte pjesë e ekipit kuqezi nga Tetova për një kohë të gjatë.

Si është ndjenja që të ktheheni në Tetovë në fanellën e Bashkimit kundër Shkëndijës?

Alimi: Normal që për mua është çdoherë ndjenjë e vecçantë, sidomos kur tash po kthehem me ekipin e fëmijërisë kundër ekipit ku kam kaluar pothuajse gjysmën e karrierës sime. Shkëndija çdoherë do të ketë vend të posaçëm për mua dhe çdoherë do t’i jem mirënjohës klubit dhe qytetit.

A kishte kohë të mjaftueshme Bashkimi që të rikuperojë forcat posaqërisht pas disfatës së lartë ndaj Strugës?

Alimi: Besoj se kemi pas kohë të mjaftueshme, kemi analizuar ndeshjen e humbur, jemi te vetëdijshëm ku kemi gabuar dhe pasi që edhe loja nga loja dallon, besoj se do të kemi paraqitje pozitive.

Me cilin rezultat do të ishte i kënaqur Armendi dhe Bashkimi në derbin shqiptarë në Tetovë?

Alimi: Patjetër që ne në çdo ndeshje hyjmë për të marrë 3 pikë, njëjtë do të jetë edhe në Tetovë, por dimë se përball kemi një skuadër për kushtet tona shumë të fort, prandaj mendoj se për ne edhe barazimi do të ishte i pranushëm.

A keni pasur kohë që të analizoni skuadrën tetovare dhe a keni identifikuar anët e forta dhe ndoshta edhe ato të dobëta të vendasve?

Alimi: Nuk është se Shkëndija ka edhe shume dobësi apo anë të dobta, e dimë kualitetin dhe kapacitetin e tyre, prap ne jemi më shumë të koncentruar në vetën dhe mënyrën se si ne do t’i qasemi kësaj ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat