Përforcohet Teuta

Futboll

Përforcohet Teuta

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 18:12
Daniel Votlai

Daniel Votlai është lojtari më i ri i Teutës.

Durrsakët kanë prezantuar sot mesfushorin.

Votlai u largua si i padëshiruar nga Egnatia, edhe pse kishte dy vite të tjera kontratë. Teuta përfitoi nga ky rast për të përforcuar skuadrën me nigerianin 22-vjeçar.

Njoftimi i Teutës:

Mesfushori nigerian 🇳🇬 Daniel Wotlai ka firmosur me Teutën dhe do të jetë pjesë e ekipit tonë për sezonin 2025-2026!

I ardhur nga Egnatia, Wotlai është një mesfushor difensiv që sjell fleksibilitet, siguri dhe përvojë në repartin tonë të mesfushës.

Një përforcim me shumë vlera për objektivat tona ambicioze në sezonin e ri!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat