Fajin e ka Spanja!

Futboll

Fajin e ka Spanja!

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 17:55
Lamine Yamal

Hansi Flick bëri zyrtare sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Newcastle United.

Surpriza patjetër që ka.

Lamine Yamal nuk është në listë, sepse vijon të ketë probleme me fundin e barkut.

Sulmuesi spanjoll nuk është stërvitur ende me ekipin që nga rikthimi nga grumbullimi me kombëtaren e Spanjës, ndaj së cilës Flick ka bërë kritika publike.

Të hënën dhe dje, Yamal bëri disa ushtrime në palestër dhe po qëndron në Barcelonë për të vijuar rikuperimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat