Martini: Kartonat e verdhë na stepën

Futboll

Martini: Kartonat e verdhë na stepën

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 22:38
Martini - djathtas

Trajneri i Vllaznisë Edi Martini ka reaguar pas barazimit “dramatik” që Vllaznia mori në “Niko Dovana” ndaj Teutës. Shkodranët ishin shumë pranë fitores, por u surprizuan në “frymën e fundit:

“Më vjen keq, sepse kishim raste tre kundër dy dhe në tranzicion, por ky është futbolli. Nuk e përgatita ekipin të ulej poshtë.

Kartonat e verdhë na hoqën luftën për topin e parë, na stepën, pasi kishim frikën e kartonit të kuq. Prandaj skuadra u kthye pak mbrapa në pjesë e dytë.

Kishim 2-3 raste për ta mbyllur ndeshjen. Pardje na u dëmtua Bismarku dhe ndryshoi disi plani. Momentet e fundit duhet të tregohet përgjegjëshmëria para porte. Ishim në dyhsim për Bismarkun. Nuk është asgjë shqetësuese, do të jetë gati ndeshjen tjetër”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat