Dragan Stojkoviq përmend Shqipërinë

Futboll

Dragan Stojkoviq përmend Shqipërinë

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 13:13
Pamje nga ndeshja

Shqipëria ka në muajin tetor një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Serbisë në kuadër të Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll. 

Sakaq, selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, tha: “Me Pedan (Pedrag Mijatoviq), gjithmonë ka diskutime për futbollin, ekipin kombëtar, sfidat e ardhshme…

Folëm për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorrës, për ne ndeshjet e tetorit janë vendimtare për sa i përket kualifikimit për Kupën e Botës.

Lojtarët sot kanë kushte shumë më të mira stërvitjeje, infrastrukturë më të mirë, luajnë në fusha më të mira”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat