Shqiptari përballë Ronaldos

Futboll

Shqiptari përballë Ronaldos

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 10:10
Mario Mitaj, Al Ittihad

Ditën e sotme startojnë sfidat e para të fundjavës në kampionatet përkatëse.

Në fushë zbresin gjithashtu dhe legjionarët, ku Mario Mitaj i pari ka një detyrë tepër të vështirë sonte.

Al Ittihadi do të presë në shtëpi Al Nassr në orën  20:00 për javën e 4-t të kampionatit arab.

Mitaj do të vihet përballë Cristiano Ronaldos me shokë, me këtë të fundit që kërkon të thyejë rekorde.

Ndërsa në orën 20:30, Erjon Hoxhallari pritet të zbresë në fushën e lojës për Polonia Warszasa.

Për ish-mbrojtësin e Tiranës, këtë sezon në Poloni nuk kanë munguar minutat, i cili ka luajtur në të gjitha takimet për ekipin e tij/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat