Skuadra e Llapit të Podujevës ka treguar lojën më të mirë deri me tash.
Llapjanë3t e turpëruan me rezultat 4:1 Gjilanin, në ndeshjen e javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.
Llapi i kryetrajnerit Tahir Batatina ka shënuar fitoren e parë në edicionin e sivjetshëm, kësisoj i shmanget edhe fundit të tabelës.
Golat i realizuan për Llapin Gnapi Dable (3' e 49'), Peci (22') e Ramadani (45') dhe për Gjilanin Aganspahiq (58') .
Gjilani renditet në vend të shtatë me 7 pikë dhe Llapi në të tetin me 6 sosh.