E kërkoi Liverpooli

Futboll

E kërkoi Liverpooli

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 18:33
Pamje nga ndeshja

Braziliani Antony, tashmë lojtar i Betis, i është rikthyer edhe njëherë kohës së tij te Manchester United.

Anësori ka zbuluar se ishte shumë pranë transferimit te Liverpool, por në fund zgjodhi “Djajtë e Kuq” dhe nuk është bërë pishman për vendimin e tij.

“Përpara se të nënshkruaja për United, po, isha afër nënshkrimit për Liverpool.

Çdo gjë ka një ‘pse’ dhe nuk i shoh vetëm kohët negative që kam kaluar atje, sepse kam fituar edhe tituj dhe kam pasur përvoja të shkëlqyera.

Pra, nuk pendohem. Jam një njeri që i pranon përgjegjësitë e mia.

Mendoj se çështjet jashtë fushës më ndikuan shumë, në performancën time.

Nëse shkova tek United, ishte sepse Zoti donte që unë të isha atje, të mësoja dhe të kaloja nëpër gjërat që kalova”, tha Antony, në një intervistë të fundit për ESPN Brasil.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat