Muric: Pres fitore nesër

Futboll

Muric: Pres fitore nesër

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 17:04
Aro Muric

Përzgjedhësi i Kombëtarës së Kosovës, Franco Foda dhe portieri Aro Muric u paraqitën sot në konferencën zyrtare për media para ndeshjes ndaj Sllovenisë.

Aro Muric tha se do të bëjnë gjithçka nesër për të marrë një fitore.

“Jam shumë i lumtur me performancën time.

Pres një fitore nesër.

Nesër do të bëjmë gjithçka për të marrë një fitore.

Gjatë këtyre viteve jemi zhvilluar mjaft shumë.

Kemi futbollistë në ligat më të mira. Kemi një rast ideal për të treguar këtë progres nesër dhe shpresoj ta arrijmë”, tha Muric.

Kosova përballet me Slloveninë nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat