Villarreal - Barcelona në Miami, La Liga u paguan shpenzimet

Futboll

Villarreal - Barcelona në Miami, La Liga u paguan shpenzimet

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 11:28
Stadiumi

Organizimimi i ndeshjes Villarreal-Barcelona ka qenë një prioritet për La Liga-n, e cila u ka dhënë një lajm të mirë tifozëve më bensikë të ekipit vendas.

Takimi, i cili do të mbahet në Majemi në “Hark Rock Stadium”, do të luhet në praninë e mijëra tifozëve spanjollë. La Liga bëri me dije se “tifozët e Villarreal mund të udhëtojnë falas drejt Majemit për të asistuar në këtë ndeshje.

Tifozët, të cilët nuk duan që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atëherë do të përfitojnë 30% në abonimin e vitit që vjen si shenjë falenderimi për besnikërinë e treguar”.

Gjithashtu La Liga ka njoftuar se kjo ndeshje do të transmetohet direkt në kanalet zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat