​Gjesti i shëmtuar nga serbët, nuk vendosin flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovcit

Futboll

​Gjesti i shëmtuar nga serbët, nuk vendosin flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovcit

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Teksa vetëm një ditë na ndan nga “finalja” mes Serbisë dhe Shqipërisë në Leskovc, skuadra kuqezi zhvillon këtë të premte seancën e fundit.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, në stadiumin “Duboçiça”, nuk është vendosur flamuri shqiptar.

Një gjest i shëmtuar ky nga ana e Federatës Serbe, duke mos e përjashtuar ende politikën nga futbolli.

Pritet në orët në vijim nëse UEFA dhe FIFA do të ndërhynë për këtë gjest dhe të vendosin flamurin shqiptar në stadium, raporton KosovaPress.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat