Turqia ka treguar lojë të madhe në vatër të vet duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:1 Gjeorgjisë, në ndeshjen e vlefshme të Grupit E të kualifikueseve në Kampionatin Botëror në futboll.
Për turqit shënuan Yildiz (14'), Demiral (22' e 52'), Akgun (25') dhe për udhëtuesit Kochorashvili (65').
Turqit nuk lejuan befasi në stadiumin në Kocael.
Në Grupin E të Kampionatit Botëror në futboll, Spanja kryeson me 12 pikë, pasojnë Turqia me 9, Gjeorgjia 3 dhe Bullgaria është në fund me 0 sosh.