Asllani gëzohet për Brojën

Futboll

Asllani gëzohet për Brojën

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 00:07
Kristjan Asllani

Shqipëria ka mposhtur sot me shifrat 4:2 Jordaninë.

Kuqezinjtë janë argëtuar me gola mbrëmjen e sotme, duke konfirmuar formën e mirë dhe frymën pozitive që po gëzojnë së fundmi.

Pas përfundimit të ndeshjes, Kristjan Asllani, tha: “Festuam pak pas Serbisë. Duhej pak festë, por jo shumë, sepse kishim ndeshje sot.

Raportet me Brojën?

Jemi shumë shok. Jam shumë i lumtur për të.

Jam shumë i gëzuar që unë dhashë asist dhe ai shënoi gol. Roli im në fushë?

E kam diskutuar me trajnerin kur erdhi te ne.

Unë luaj para mbrojtjes dhe më pëlqen shumë ai rol.

Dua të luaj më i avancuar, por mesfushori kur kalon 5-6 minuta pa prekur top shkon edhe ta kërkojë në mbrojtje.

Unë dua ta prek topin.

Po nuk pata kontakt me topin çmendem”".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat