Kopmeiners kthehet në dështim

Futboll

Kopmeiners kthehet në dështim

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 18:54
Kopmeiners

E ardhmja e Teun Kopmeiners te Juventus është në pikëpyetje.

Mesfushori holandez, i blerë dy verë më parë nga Atalanta për rreth 60 milionë euro, nuk ka arritur të tregojë vlerën e pritur as me Tiago Motën, as me Tudor.

Performancat e vakëta dhe humbja e vendit në përfaqësuesen e Holandës kanë ngritur dyshime mbi vazhdimësinë e tij në Torino.

Sipas “Tuttosport”, klubi bardhezi dhe trajneri kroat ende besojnë në ringjalljen e tij, por pa një kthesë të dukshme deri në fund të sezonit, Kopmeiners mund të përfundojë në listën e shitjeve verën e ardhshme.

Çmimi i vendosur nga Juventusi është 35 milionë euro, shifër që synon të shmangë një humbje financiare pas një investimi të madh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat