Prapaskena e dy standardeve në Barcelonë

Futboll

Prapaskena e dy standardeve në Barcelonë

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 12:00
Flick

Ndeshjet me Girona-n dhe Olympiakos-in e Pireut nuk janë aspak të lehta për tu përgatitur nga Hansi Flick, i cili gjatë gjithë konferencës së dejshme për shtyp kaloi duke tentuar që të shpejgonte për atë çfarë kanë shrkuar mediet në 24 orët e fundit.

Siç dihet gjermani është akuzuar për standarde të dyfishta në drejtimin e ekipit.

Sipas shtypit iberik Flick është detyruar prej eprorëve të tij që të aktivizonte që nga minuta e parë Yamal në ndeshjen përballë PSG-së edhe pse lojtari ishte paraqitur me vonesë në stërvitje.

Për të njëjtën “shkelje”, Rashford u dënua në shtator pasi në takimin kundër Getafe-s nuk ishte mes titullarëve pasi kishte mbërritur me vonesë në njërën prej stërvitjeve të mbajtura pak ditë para ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat