Tifozët reaguan!

Futboll

Tifozët reaguan!

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 19:03
Tifozët

Rikthimi i Jerome Boateng në seancat stërvitore të Bayern në rolin e vëzhguesit duket se nuk ka gjasa të ndodhë. Klubi nuk vendos asgjë pa një konsensus me tifozët bavarezë dhe kjo nuk ka ndodhur.

Ish-mbrojtësi kampion bote ka kërkuar të ndjekë deri në katër seanca stërvitore në javë të trajnerit Kompany (nëse belgu jep miratimin).

Reagimi i tifozëve nuk vonoi. Në platformën change.org, qindra prej tyre kanë firmosur peticionin me titull “Vendosja e kufijve për dhunën ndaj grave: Jerome Boateng nuk duhet të kthehet te Bayern”.

Gjatë ndeshjes Bayern-Dortmund (2-1), ultrasit bavarezë në “Allianz Arena” shpalosën pankarta me mesazhe të forta kundër Boatengut, për arsye se ai para disa vitesh ka ushtruar dhunë ndaj ish-partneres. Dhuna për gjermanët është e pafalshme.

Bayern do ta ketë të vështirë të thotë “po”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat