Chivu përgjigjet

Futboll

Chivu përgjigjet

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 13:09
Chivu

Pas ndeshjes USG–Inter 0-4, Fabio Capello i tha Cristian Chivu: “Flisni si një profesor, po bëni atë që bëra unë te Milani. Keni hyrë në kokën e lojtarëve, iu rikthyet vetëbesimin.

Kjo e juaja është një punë shumë psikologjike”. Chivu iu përgjigj: “Faleminderit për komplimentet, shpresoj të fitoj të paktën gjysmën e asaj që keni fituar ju”.

Në analizën për “Sky Sport”, Chivu tha: “Skuadra duhej ta rikthente besimin pas zhgënjimeve të fundit të sezonit të kaluar. Futbolli është i vështirë, sjell edhe gjëra negative.

Lojtarët kanë nevojë për besim, të kuptojnë se janë të aftë dhe të motivuar të punojnë fort.

Jam pjesë e një grupi fantastik, me shumë mundësi për përmirësim.

Më pëlqen kur janë të gatshëm të lënë mënjanë krenarinë personale dhe të punojnë për grupin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat