Rafa Benitez rikthehet në stol

Futboll

Rafa Benitez rikthehet në stol

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 14:19
Rafa Benitez

Pritjes 19-mujore për një pankinë të re i erdhi fundi. Rafa Benitez do të jetë tekniku i ri i klubit grek të Panathinaikos-it, i cili do të jetë ekipi i 17-të në karrierën e gjatë të 65-vjeçarit.

Sipas medieve greke Benitez ka gjetur akordin me Panathinaikos mbi një kontratë 2-vjeçare.

Momentalisht ekipi grek gjendet në vendin  e shtatë të Super League-s greke falë nëntë pikëve të grumbulluara në gjashtë ndeshje.

Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf” kontrata e Benitez do të jetë një rekord më vete për kampionatin fqinj pasi presidenti i klubit, Giannis Alafouzos, ka bindur Benitez duke i ofruar plot 4 milionë euro në sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat