Rrahmani në dyshim për dërbin ndaj Interit

Futboll

Rrahmani në dyshim për dërbin ndaj Interit

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 15:25
Rrahmani

Skuadra e Napolit ndeshjen e ardhshme në Serie A, java e tetë – e luan ndaj Interit.

Siç e konfirmon trajneri, Antonio Conte mbrojtësi Amir Rrahmani do të jetë në dyshim për këtë ndeshje.

Ishte raportuar se Rrahmani do të luajë ndaj Interit gjatë vikendit të ardhshëm, por duket se mbrojtësi i Kosovës ende nuk është i gatshëm plotësisht.

Kujtojmë që Rrahmani u lëndua me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen ndaj Zvicrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat