Allegri e do që në janar

Futboll

Allegri e do që në janar

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 20:20
MIlan

Përveç fokusimit në Serie A, Milan i ka sytë edhe nga merkato. “Calciomercato.com” raporton se objektivi i madh i kuqezinjve është Rayan, sulmuesi i Vasco de Gama në Brazil.

19-vjeçari i cili ka shënuar 16 gola në 46 ndeshje në sezonin e fundit ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Milanit.

Max Allegri e pëlqen shumë sulmuesin e ri brazilian dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Kontrata e Rayan me Vasco de Gama skadon në vitin 2026, ndaj te Milan po punojnë për të finalizuar marrëveshjen që në merkaton e janarit. Ideja e kuqezinjve është që lojtari të vazhdojë deri në fund të këtij sezoni të klubi brazilian dhe më pas në verë të vijë në Itali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat