Vitinho Oliveira bashkohet me Teutën

Futboll

Vitinho Oliveira bashkohet me Teutën

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 16:56
Vitinho Oliveira

Teuta nuk ndalet në merkato. Mbrojtësi brazilian Vitinho Oliveira nga dita e sotme është zyrtarisht një lojtar i klubit durrsak.

“KF Teuta ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër!

Mbrojtësi i djathtë brazilian 20-vjeçar Vitinho Oliveira i bashkohet ekipit tonë nga SC Corinthians U-20, ku ka pasur performanca shumë të mira.

E gjithë familja blu e mirëpret Vitinho Oliveirën dhe i uron shumë suksese me fanellën e Teutës!”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat