Dramë në Madrid, Reali shtang Barcelonën! Tensione në fund

Futboll

Dramë në Madrid, Reali shtang Barcelonën! Tensione në fund

Nga: K.G. Më: 26 tetor 2025 Në ora: 18:17
Pamje nga ndeshja

Real Madridi ka fituar derbin më të madh në botë, me rezultat 2:1 kundër Barcelonës.

Derbi i rivalëve të përbetuar e të përjetshëm, u karakterizua me rivalitet e më shumë raste shënimi. 

Real Madridi kaloi në epërsi me rezultat 1:0 në minutën e 22-të. 

Image

Francezi Kylian Mbappeka doli i vetmuar me portier e shënoi në këndin e poshtëm të djathtë në minutën e 22-të, 1:0.

Fermin Lopez heshtin stadiumin “Santiago Bernebau” në Madrid. 

Image

Ai është autor i golit të barazimit. 

Në minutën e 38-të, veprim i shpejt i Rashford e për bukuri asistoi deri të Fermin Lopez i cili nga 8-9 metra tundi portën e Realit, 1:1.

Image

Në minutën e 43-të Jude Bellingham nga afërsia shkundi portën e Barcelonës, 2:1.

Në minutën e 52-të, Kylian Mbappe humbi penalltinë, goditjen e tij e priti portieri Szczesny. Goditja e tij në këndin e epërm të djathtë nuk e befasoi portierin Szczesny.

Pedri në minutën e 90+10 u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Tensione në fund të takimit, te pankina e Real Madridit.

Pas javës së dhjetë në Kampionatin e Spanjës, Reali kryeson me 27 pikë e ka pesë më shumë se Barcelona në vend të dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat