“La në baltë”

Futboll

“La në baltë”

Më: 29 tetor 2025 Në ora: 10:01
Albi Doka

Albi Doka ishte një nga mungesat më të rëndësishme të Teutës mbrëmjen e sotme në humbjen përballë Egnatias. Kujtojmë se durrsakët u mposhtën në Rrogozhinë me shifrat 1-0.

Pikërisht një nga arsyet që humbi Teuta, ishte edhe Albi Doka. Ky i fundit u “nderua” në start të duelit të sotëm, teksa ekipi e bëri foton krah fanellës së mbrojtësit të krahut të majtë, i cili do të mungojë disa javë.

Ndërkohë që është vetë Doka, i cilia ka reaguar në rrjetet sociale. Ai falenderon shokët e ekipit e ndër të tjera paralajmëron një rikthim më të fortë se kurrë.

Kujtojmë se 28-vjeçari u dëmtua gjatë ndeshjes përballë Flamurtarit, e vlefshme për javnë e 8-të të Superiores. Doka u detyrua të linte fushën e lojës vetëm pas 23 minutash lojë.

REAGIMI:

Faleminderit çuna për mbështetjen. Dëmtimet janë pjesë e lojës, por karakteri nuk thyhet kurrë. Rikthim im do të jetë shumë i fortë!.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat