Ferizaj shënon fitore bindëse

Futboll

Ferizaj shënon fitore bindëse

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2025 Në ora: 14:49
Ferizaj

Skuadra e Ferizajt i kthehet fitoreve në elitën e futbollit të Kosovës.

Ferizaj e ka mposhtur me rezultat 3:0 Prishtinën e Re, në takimin që u zhvillua prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.

Tre pikë të mëdha për Ferizajn që e largojnë nga fundi i tabelës.

Futbollistët Erion Sadriu në minutën e 22-të, Jakup Berisha në të 70-tën dhe Remzifaik Selmani (90’), realizon për fitoren e madhe.

Ferizaj ngritet në vend të 8-të me 13 pikë e Prishtina e Re është e ngujuar në fund me 7 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat