Roma merr tre pikë kundër Parmës

Futboll

Roma merr tre pikë kundër Parmës

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2025 Në ora: 20:28
Pamje nga ndeshja

Roma vazhdon me formë të mirë në Serie A në futboll. 

Romakët para shikuesve të vet shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Parmës, në takimin e javës së nëntë.

Golat për vendasit i realizuan Hermoso (63') e Dovbyk (81') e për udhëtusit Circati (86’).

Napoli kryeson me 21 pikë sa ka edhe Roma në pozitën e dytë e Parma është në vend të 15-të me 7 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat