Interi tregon forcën ndaj Fiorentinës

Futboll

Interi tregon forcën ndaj Fiorentinës

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2025 Në ora: 22:41
Interi

Interi ka ndalur tre pikë të mëdha në luftë për kreun e tabelës, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Fiorentinën e  thelluar në krizë.

Interi pas disfatës në Napoli, sonte ishte një fytyrë tjetër, sulmuese dhe bindëse.

Pjesa e dytë vulosi fatin e ndeshjes.

Futbollistët Calhanoglu (66' e 88'- nga penalltia) e Suçiç (71’) – realizuan golat. 

Pas javës së nëntë në Serie A, Interi renditet në vend të tretë me 18 pikë, tre më pak se Napoli dhe Roma.

Fiorentina është në vend të 19-të me 4 pikë, pa fitore, me 4 barazime e pesë humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat