Alonso fal Viniciusin

Futboll

Alonso fal Viniciusin

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 11:57
Alonso

Ndeshja me Valencia-n kaloi shumë shpejt në plan të dytë gjatë konferencës së sotme që mbajti Xabi Alonso.

Ashtu siç pritej gazetarët u interesuan më tepër mbi situatën e krijuar nga Vinicius Junior pas zëvendësimit në klasiken me Barçën.

“Pas ndeshjes me Barcelonën kishim dy ditë pushim.

Të mërkurën u takuam të gjithë dhe Vinicius mbajti një fjalim ku vura re se fjalët e tij ishin të sinqerta.

Për mua mbyllet këtu kjo situatë”, tha Alonso.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat