Nainggolan bën rrëfimin e trishtë

Futboll

Nainggolan bën rrëfimin e trishtë

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 11:16
Radja Nainggolan

Radja Nainggolan ka rrëfyer me sinqeritet jetën e tij të vështirë në programin belg “Het Huis” të televizionit VRT, duke folur për fëmijërinë në Anversë.

“Ndodhi për shkak të babait tim që përfunduam në një qendër ndihme sociale, – tregoi ish-lojtari i Romës dhe Interit. – Falë shoqatës bamirëse ‘

Mothers for Mothers’, ndonjëherë merrnim thasë me rroba dhe pako ushqimore”.

Babai e kishte braktisur familjen herët, duke lënë pas boshllëk dhe mllef: “Nëna ime punonte pa pushim, edhe në një bar për të shtuar të ardhurat. Ndonjëherë nuk e shihja për dy ditë. Bënte gjithçka që mua dhe motrës të mos na mungonte asgjë.

Prandaj e urrej kaq shumë babanë tim. Futbolli më shpëtoi vërtet, sepse si fëmijë isha një i vogël delinkuent. Kur nuk ke asgjë, je i detyruar të gjesh mënyra për të mbijetuar. Vodha gjëra të vogla, ishte mënyra jonë për të jetuar, nuk kishim zgjedhje tjetër”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat