Elche reziston vetëm 9 minuta

Futboll

Elche reziston vetëm 9 minuta

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 18:53
Lamine Yamal

Barcelona e ka nisur mjaft mirë takimin ndaj Elche, që po luhet në stadiumin olimpik të Katalonjës.

Barcelona gjeti avantazhin që në minutën e 8-të me Lamine Yamal, pas asistit të Alejandro Balde.

Tre minuta më pas ishte Ferran Torres që dyfishoi shifrat, pas një asisti fantastik të Fermin Lopez.

Pas humbjes në “El Clasico” javën e kaluar, Barcelona po reagon në mënyrën e duhur.

Pas fitores mbrëmë të Real Madridit 4-0 ndaj Valencia-s, për katalanasit sot nuk ka rrugë tjetër përveç tre pikëve, për të ruajtur diferencën -5 pikë nga vendi i parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat