Shqipëria njeh kundërshtaret

Futboll

Shqipëria njeh kundërshtaret

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 14:08
Grupet

Kombëtarja e vajzave njohu këtë të martë rivalet që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”.

Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria është pozicionuar në grupin B1, ku do të përballet me Uellsin, Çekinë dhe Malin e Zi.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe sipas kalendarit të UEFA-s, takimet kualifikuese do të nisin në muajin shkurt dhe sfidat përmbyllëse do të luhen në qershor.

Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, do të nisë faza Play-off. Kombëtarja e vajzave mund të kualifikohet në këtë fazë nëse renditet në vendin e I, II ose të III-të të grupit B.

Në linkun më poshtë, është e shpjeguar procedura se si funksionojnë dy raundet e play-off-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat