Evropa befason Xherdan Shaqirin

Futboll

Evropa befason Xherdan Shaqirin

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 11:10
Xherdan Shaqiri

Paraqitja e shkëlqyeshme e sulmuesit Xherdan Shaqiri ia ka fituar atij një vend në 11-shen më të mirë të formacionit të javës për Ligën e Evropës.

Shaqa shkëlqeu në fitoren 3-1 të Baselit ndaj FCSB, ku kontribuoi me dy gola e një asistim.

Pas kësaj paraqitje maestrale, ylli nga Kosova u vlerësua me notën 9.6, si dhe zuri vend në formacionin më të mirë të javës.

Formacioni më i mirë i javës nga SofaScore: Ederson; Malic, Skriniar, Graovac, Terzic; Bianco; Salzar, Shaqiri, Konstentelias, Gogorza; Duran.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat