Ditë e keqe për Kosovën e Dusseldorfit

Futboll

Ditë e keqe për Kosovën e Dusseldorfit

Nga: K.Goca Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 17:25
Kosova e Dusseldorfit

Kosova e Dusseldorfit ka pësuar edhe një humbje në Landesliga, duke komplikuar shumë punën për vendin e parë.

Futbollistët kuqezi patën ditë të keqe, ku pësuan humbje me rezultat 3:0 në konak të VfB 03 Hilden 2, në ndeshjen e javës së 13-të.

Dorën në zemër, Kosova ishte favorite, por nuk iu shkoi ndoresh ndaj skuadrës që është pjesën e poshtme të tabelës.

Golat i realizuan Sari (26'), Zarok (37’ e 41’).

45 minutat e parë ishin të kobshme për Kosovën.

Tre gola që pësuan në pjesën e parë, nuk arritën që të shkrijnë në pjesën e dytë.

Kosova tani renditet në pozitën e pestë me 21 pikë, ndërsa VfB 03 Hilden 2 që shënoi fitoren e dytë në këtë edicion, është në pozitën e parafundit (i 17-ti) me 7 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat