FIFA e lartëson Kosovën

Futboll

FIFA e lartëson Kosovën

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 11:57
Kosova

Kombëtarja shënon progres historik pas rezultateve të shkëlqyera në kualifikimet për Botërorin 2026.

Kombëtarja e Kosovës ka bërë një hap të madh në skenën ndërkombëtare të futbollit, duke arritur vendin e 84-të në renditjen më të fundit, publikon në rrjetin social Instagram faqja zyrtare e FIFA-s.

Që nga viti 2016, kur Kosova ishte në pozitën e 190-të e deri më sot kur kombëtarja gjindet në pozitën e 84-të, futbolli i Kosovës ka pësuar ngritje të jashtëzakonshme dhe ky rezultat pritet të shpërblehet me kualifikim në “playoff-in” e Kupës së Botës ku Kosova është më afër se kurrë.

Ndeshja vendimtare do të luhet më 15 nëntor kundër Sllovenisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat