Armando Broja nuk është Messi

Futboll

Armando Broja nuk është Messi

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 16:12
Armando Broja

Ish-sulmuesi i Shqipërisë Altin Rraklli nuk i ka shpëtuar “prizmit” të diskutimit në lidhje me formën e dobtë nga sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja.

Rraklli i ka kërkuar qetësi dhe durim tifozëve, ndërsa e ka bërë të qartë se sulmuesi i Burnley nuk është Messi që mund të bëjë gjithçka i vetëm:

“Në fakt ata që nuk kanë luajtur kurrë futboll nuk e kuptojnë.

E mbaj mend 2 ndeshjet me Hungarinë që bëri që na dha fitoren.

Dhe presim nga Armando Broja pas që pas problemeve me lëndimet, pa harruar klubet ku ka luajtur e nuk ka qenë stabil, pra dua të them se ai do kohën e nevojshme të rikthehet.

Armando është i mërzitur me veten e vetë. Mos të harrojmë në ndeshjen kundër Andorrës, atë e dublonin 3 kundërshtarë. Duhet të kesh aftësinë e Messit për të dribluar 3 rivalë në 3 metra katrore.

Sulmuesi në fjalë është futbollisti me që karakterizohet nga shpejtësia dhe forca fizike.

Ai do hapësirat e veta të fushës që të depërtojë në zonën kundërshtare. Tifozët e mbingarkojnë. Në fakt, duhet lënë i qetë nga të gjithë.

Do e kapi veten, ama duhet kohë. Kur të fitojë rol të rëndësishëm dhe minuta te klubi, do shpërthejë edhe te Kombëtarja".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat