Super Hoxha në fitoren e Dinamos së Zagrebit

Futboll

Super Hoxha në fitoren e Dinamos së Zagrebit

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 17:35
Arber Hoxha

Sulmuesi shqiptar Arber Hoxha ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës Dinamo Zagreb kundër Varazhdin në kuadër të xhiros së 14-të të ligës kroate.

Dinamo Zagreb shënoi fitore 3-1 ku Hoxha realizoi në minutën e 37-të dhe 53-të ndërsa Dominguez shënoi në minutën e 30-të për skuadrën kroate.

Golin e vetëm për Varazdin e shënoi Skaricic në minutën e 87-të.

Para fillimit të ndeshjes Arber Hoxha u shpall lojtari i muajit Tetor nga klubi i Dinamos me paraqitje mbresëlënëse duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar tre asistime këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat