Vdes legjenda e West Hamit

Futboll

Vdes legjenda e West Hamit

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 16:28
Billy Bonds

Ish - futbollisti i West Ham, Billy Bonds, ka ndërruar jetë në moshën 79 – vjeçare.

Bonds luajti për West Ham nga viti 1967 deri në vitin 1988, dhe para kësaj ishte anëtar i Charltonit.

Ai luajti në 799 ndeshje për klubin londinez dhe shënoi 61 gola. Me West Ham ai fitoi dy Kupa FA, në vitin 1975 dhe 1980.

Bonds ishte trajneri i West Ham nga viti 1990 deri në vitin 1994, dhe më pas trajnoi Millwallit gjatë viteve 1997 dhe 1998.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat