Teuta – Elbasani “dhëmbë për dhëmbë” për 3 pikët

Futboll

Teuta – Elbasani “dhëmbë për dhëmbë” për 3 pikët

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 12:17
Pamje nga ndeshja

Teuta – Elbasani është një nga duelet e ditës së sotme që do të luhet në Superiroe. Përballje kjo që do të zhvillohet në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 16:30.

Një takim i cili do të jetë shumë i luftuar dhe ku ekipet do të jenë “dhëmbë për dhëmbë” për 3 pikët e kësaj jave. Durrsakët në shtëpi synojnë vazhdimësinë, ndërsa nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë verdhebluve.

Këto të fundit nuk e njohin aspak fjalën “humbje” përballë “Djemve të Detit”. Kjo pasi në 6 duelet direkte mes tyre, Elbasani ia ka dalë të triumfojë 2 herë në kampionat dhe 1 herë në Kupën e Shqipërisë.

Ndërkohë 3 herë të tjera gjithçka është mbyllur në barazim mes tyre. Në këto kushte ekipi i drejtuar nga Enkeleid Dobi përveç pikërve që vlejnë shumë në kampinat do të synojë të “thyejë edhe tabu” ndaj skuadrës së Ivan Gvozdenoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat